Taravari: Nëse nuk sillet buxheti i komunës së Gostivarit, do të kërkojmë shpallje të zgjedhjeve të reja lokale

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth pasojave të mundshme nga sjellja e buxhetit të komunës, si një prej mundësive për tejkalimin e përleshjeve është shpallja e zgjedhjeve të reja lokale, Sot në konferencë për shtyp ai i komentoi gjendjet në vetëqeverisjen lokale dhe ka dhënë vlerësim.

“Në qoftë se nuk vihet as si pikë e rendit të ditës në afatin kohor të përcaktuar ligjërisht, ndërsa propozimi për buxhetin është dorëzuar në kohën e duhur, unë si kryetar komune jam i detyruar ta informoj Ministrinë e Financave dhe të kërkoj financim të përkohshëm në lartësi prej një të tretat e buxhetit për vitin 2017, siç është përcaktuar me ligj. Do të presim deri të premten, të paktën të vihet në rend dite. Pastaj do ta shqyrtojmë mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve lokale, nëse buxheti nuk kalon. Sepse kjo është një nga mundësitë për shpërndarjen e këshillit, nga shkaku se në një rast të tillë nuk mundemi as të funksionojmë si komunë”, tha Taravari.

Në konferencën për shtyp, në lidhje me të gjitha dilemat me pengesat që çuan në vonesën e pagave dhe revoltit të mësimdhënësve, ai theksoi se në iniciativë të rij është tejkaluar situata dhe se sot në seancë të jashtëzakonshme është sjellë vendim në dobi të kuadrit të mësimdhënësve. Taravari në këtë rast i akuzoi kundërshtarët për obstruksione.

“Kjo shumicë përpiqet të bllokojë vazhdimisht, siç është sjellja e buxhetit komunal për vitin 2018 deri më 31 dhjetor. Por do të doja të ju informoj se mbarëvajtja e punëve në komunën e Gostivarit praktikisht frenohet prej 16 këshilltarëve nga radhët e BDI-së, LSDM-së, partisë së Vesel Memedit dhe këshilltar të DSR-së Kashmir Saliu”, tha kryetari i komunës.

Ai shpjegoi se, ata kanë disa kërkesa të çuditshme.

“Ata kërkojnë të punësojnë ushtarë partiakë në arsim Gjëja e dytë është që ata kërkojnë të marrin paga personat që nuk vijnë aspak në punë. Për këto gjëra unë nuk ka se pse bisedoj me ta”, ishte decid kryetari i komunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme