Taravari: Nuk bashkëpunuam me partitë tjera se edhe vet e mposhti Nevzat Bejtën

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tregon arsyet pse i hyri garës për kreun e Gostivarit.

“Ne jemi një parti e re, unë jam ministër i shëndetësisë, por cfarë kredibiliteti dhe peshe politike do të kisha nëse subjekti jonë nuk fiton asnjë komunë në zgjedhjet lokale. Ne kemi bërë disa anketa ku kemi parë se edhe nëse nuk bëjmë bashkëpunim me asnjë parti politike, kandidati i vetëm mbi Nevzat Bejtën jam unë. Mendoj se vendimi për të kandiduar është relativisht i mirë”, është shprehur Taravari.

Taravari vazhdoi duke thënë se është shumë e rëndësishme për Aleancën për Shqiptarët në plan afatgjatë në këto zgjedhje të rriten dhe se tendencat janë për të marrë mbi 50 mijë vota.

“Tash është momenti të shoh se sa peshoj dhe vlej në vendin tim. Nëse ata më besojnë dhe mi japin votat do të dijë se vlejë në politikë. Nëse ndodhë e kundërta do ti kthehem zanatit tim të artë si mjek, neurolog, profesion relativisht i mirë dhe do t’i kthehem familjes sime, të cilës i mungoj për shkak të aktivitetit politik kohëve të fundit”, është shprehur Taravari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme