Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari edhe njëherë ritheksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbulon të gjitha shpenzime e personave të lënduar nga zjarri në Koçan, përfshi dhe harxhimet e 2 nga familjarët e secilit pacient që ndodhet për kurim jashtë vendit, shkruan Alsat.
“Për të gjithë pacientët kurimi është falas, zero denarë. Për të gjithë pacientët, nga dy anëtarë të familjes është siguruar biletë aeroplani, apo në rast se kanë udhëtuar me autobus apo diçka tjetër, transporti është siguruar, plus është siguruar edhe vendosja për dy anëtarë të familjes të secilit pacient, për të gjithë. Do të thotë Qeveria të gjitha mbulimet i mbulon”, deklaroi Taravari, derisa komentoi veprimin e një prindi i cili kishte nxjerr në shitje makinën, për siç shprehur ai “për të siguruar mjete për kurimin e djalit” që kishte pësuar lëndime gjatë zjarrit në diskotekën e Koçanit. /Alsat.mk