Taravari s’ka informacion të saktë për kërkesën e VMRO-së për përgjegjësinë e gjyqtarit Pajaziti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka pasur informacion të saktë për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për përgjegjësinë e gjyqtarit Pajazit Pajazitin. I pyetur nëse VLEN si koalicion i bashkohet kërkesës së partnerit të tyre të koalicionit, Taravari thotë:

“Nuk kam informacion të saktë se për çfarë bëhet fjalë, por pavarësisht emrit, kushdo që nuk ka vepruar siç duhet duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk kam informacion të saktë për rastin konkret, kur ta kem do të kemi qëndrim si koalicion VLEN”, tha Taravari.

Kërkesa për përgjegjësi nga gjyqtari Pajaziti është për shkak të vendimit të tij për t’ia hequr paraburgimin institucional pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani dhe për të caktuar masën e arrestit shtëpiak, pas së cilës i arrestuari është arratisur nga vendi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme