Lëvizja Për Reforma – PDSH ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur ditën e mbrëmshme dhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas sulmit të dhumshëm mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë.
Sekretari i Përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari tha se mos vallë duhej të vritet Sela që të shpëtojë pushteti.
”Sulmi i mbrëmshëm ishte ndaj se cilit deputet, gazetar, dhe kund të cilësohet si sulm terrorist. Çfarë duhet të paguar populli që të shpëtojë Gruevski dhe klika e tij. Mos duhet të kishte vdekur Ziadin Sela që të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse ai do të vdiste nga dhuna, të jeni të sigurt se do ta ringjallim nga secili nga ne. U lutem shqiptarëve të vazhdojnë të ruajnë qetësinë e tyre evropiane.
Ne dham një leksion qytetëri dhe demokracie me një çmim të lartë dhe bota e kuptoi se kush në këtë shtet janë qytetar, e kush terrorist. Falënderoj popullin që në këto çaste terrori kanë qenë me ne, si edhe të gjithë ambasadorët e huaj. Gazetarët i falënderojmë për heroizmin e tyre që i treguan botës për dhunën ndaj deputetëve dhe Ziadin Selës dhe dëshmuan se kush është terrorist. Kryetari Sela është mirë, me gjithë shenjat vitale të jetës”, tha Arben Taravari.