Tatimi solidar, Mickoski: Qeveria do të gjej kompanitë të cilave shteti u detyrohet kthim të parave

Qeveria do të gjej kompanitë të cilave shteti u detyrohet kthim të parave të tatimit solidar, do t’i kontaktojë një nga një dhe do të gjejë zgjidhje, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Ai thotë se ka paralajmëruar me kohë se tatimi solidar ishte i gabuar. Rreth 130 kompani janë detyruar me ligj të veçantë nga shumica e kaluar të paguajnë tatim solidar në vlerë totale prej 50 milion eurosh, përskaj tatimit bazë që i kanë pasur shtetit. Gjykata Kushtetuese vendosi një ditë më parë, se veprimi kishte qenë jokushtetues.

“Ajo që më shqetëson mua më shumë nuk është ajo çfarë ka bërë qeveria e kaluar. Por fakti që kanë pasur mbështetjen e disa institucioneve financiare ndërkombëtare që ta bëjnë këtë. Tani kush do ta kthejë këtë. Atëherë ishim opozitë dhe unë i kam shikuar në sy përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe u kam thënë se një ditë këtë dikush duhet ta kthejë. Ja, erdhi dita që do të duhet ta ktheni ju. Ata do të bëjnë gati valixhet dhe do të kthehen nga kanë ardhur, ju do të duhet ta ktheni. Tani në vend që 50 milion euro të përdoren për diçka tjetër, ne do të duhet t’i kthejmë për shkak se dikush ka bërë gabim. Këto njerëz kanë të drejtë të kërkojnë edhe kamatë për vonesën. Kjo nuk është për t’u habitur. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar dhe duhet të respektohet. Unë tani do ta pyes opozitën se kush janë ata gjykatës kushtetues që i urdhëronte Mickoski. Lë të dalin dhe le të thonë se si do t’i kthejmë këto 50 milion euro. Do t’i kthejmë nga Soravia? Nga Rolls Royce? Nga kompanitë instant për qymyr?”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme