Të dhëna interesante për Liqenin e Ujmanit, sa kushtoi dhe ku i mori Kosova paratë për ta ndërtuar

Liqeni i Ujmanit kohëve të fundit është kthyer në qendër të vëmendjes, sidomos pas vizitës së presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Ky liqen është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e vendit. Megjithatë, janë disa fakte interesante për të cilat edhe mund të mos keni dëgjuar.

Politologu Nexhat Maliqi i ka dhënë disa detaje që tregojnë se sa i rëndësishëm është ky aset. Sipas tij, ndërtimi i pendës së Ujmanit ka kushtuar 90 milionë dollarë.

Postimi i plotë në Facebook: 

Penda e Ujmanit është ndërtuar 1979-1984

Kosova ka paguar për ndërtimin e Pendës nga buxheti i saj 45 mil.$ kredi Bankës Botërore.

45 mil.$ tjerë (Penda gjithsejt ka kushtuar 90 mil.$) janë paguar nga mjetet që i kanë takuar Kosovës nga Fondi federal për zhvillim të viseve të pazhvilluara të ish RSFJ-së.

Penda ka sip.11.9 km², në gjatësinë 24 km. e thellësinë 105 m.

?85% e Liqenit gjendet në territorin e Republikës së Kosovës e15 % në Novi Pazar (Tregun e Ri)

?Penda grumbullon 390-410 milionë m³ ujë.

Gjysma e rrymës së përtej urës së Ibrit prodhohet nga ky liqen (300 kilovolt)

Nga ky resurs i Kosovës Serbia grabitë 6.5 mil.€ në vit kurse rrymën elektrike qytetarëve serbë AndejIbri ua paguajnë arbitrarisht (pa i pyet kush) qytetarët shqiptarë të KëndejIbrit.

Operatorët e stacionit Vallaç kanë shkëputur ilegalisht sistemin dhe e kanë lidhur me largpërçuesin e Novi Pazarit (Tregu i Ri- me banorë poashtu shqiptarë të asimiluar)

Sipas marrëveshjes për energjinë është KOSTT-i ai që vendos nën kontroll nënstacionin e Vallaçit dhe me këtë “marrëveshje” grabitja ilegale e Serbisë duhet të ndërpritet.

KOSTT-i do të duhej (po të zbatohej “marrëveshja”) të anëtarësohej në mekanizmin për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian.Nga kjo Kosova do të duhej të përfitonte qysh moti 1.5 – 2.0 mil.€ në vit.

Prej Liqenit të Ujmanit furnizohen me ujë të pijes këto komuna: Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj, Obiliqi, Fushë Kosova dhe 40% e Prishtinës (përmes Fabrikës së Ujit në Shkabaj).

Prej Liqenit të Ujmanit ujiten 20.000 ha (hektarë) tokë bujqësore të Kosovës.

Korporata Energjetike e Kosovës shfrytëzon ujin e Ujmanit për ftohjen e termocentraleve në Obiliq.

Korporata Energjetike e Kosovës, pa ujin e Ujmanit nuk mund të funksionoj më shumë se 8 orë

?Pa Ujmanin nuk mund të operojë as “Ferronikeli” në Drenas….P.S.Plaçkitja që i bëhet Kosovës nga Serbia përmes Liqenit të Ujmanit, është edhe pjesë e kap.35 të BE-së për Serbinë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme