Më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2,450 të tjerë janë plagosur që nga e shtuna e kaluar, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, duke cituar burime lokale.
“Sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, duke përfshirë më shumë se 2,450 fëmijë”, tha zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab të shtunën për CNN.
Shifrat e së shtunës janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të së premtes , e cila tha se “qindra dhe qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur”, duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.