
Të dielën, më 5 prill 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Shkup do të organizohet një garë rrugore. Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vendoset një regjim i veçantë i trafikut.
“Më 05.04.2026, me fillim në orën 10:00, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë rrugore. Trasa do të jetë nga bulevardi “Ilinden” para fontanës Lotus (starti dhe finishi), drejt bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet në mënyrë gjysmë-rrethore dhe do të vijojë prapa drejt finishit te fontana Lotus. Për këtë arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku, duke e devijuar qarkullimin në rrugët përreth. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë gjatë zhvillimit të ngjarjes”, thanë nga MPB./Alsat.mk.



