Dialogu i brendshëm mbi Kosovën do të vazhdojë sot në tryezën e rrumbullakët të tretë që do të organizohet në Novi Sad.
Në tryezën e rrumbullakët “Kosova: Dje, Sot, Nesër” do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriq, i cili është gjithashtu kreu i grupi punues për “ofrimin e mbështetjes për zhvillimin e dialogut të brendshëm”.
Dialogu i brendshëm u iniciua nga Presidenti i Serbisë këtë vit, dhe deri në fund të tetorit kjo çështje u hap nga profesorët e fakulteteve të drejtësisë. Tubimi i dytë që u zhvillua të hënën, mblodhi shkencëtarë nga institute të akredituara të shkencave shoqërore dhe të humanistikës në Serbi, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Është planifikuar të dëgjohen mendimet e Akademisë së Shkencave të Serbisë, komuniteteve fetare, instituteve dhe të gjithë pjesëmarrësve të interesuar në dialog.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se BE nuk do të lejojë Serbinë të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit pa një dokument ligjërisht detyrues në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën./Periskopi/