Fejzi HAJDARI
Që nga periudha e paskonfliktit 2001, megjithse tek kumanovarët (bashkë me Likovën), më shumë se gjithkund, u shfaq shpresa se përfundimisht problemeve të shumta dhe zgjidhjes përfundimtare të statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, po i vjen fundi, fatkeqësisht, ndodhi e kundërta. Kumanovarët dhe Likovasit, si banorë të zonave më lindore të e hapësirës shqiptare, si qytet më gjeostrategjik në rajon dhe qytet i trekëndëshit Maqedoni-Kosovë-Serbi, ngel aty ku ishte. Bile-bile, analizat e thukta tregojnë dhe dëshmojnë se shqiptarët e Kumanovës e Likovës, sot janë në pozitë edhe më të vështirë, se sa gjatë përiudhës së komunizmit dhe para konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Vetëm një dëshmi për ta ilustruar këtë të fundit, që të mos ju lë dashakeqëve hapësirë manipulimi:
Kumanovës sot po i ndodh ekzodi (ikja) masive e rinisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë reduktimi i vazhdueshem i paraleleve në gjuhën shqipe për shkak të ikjes së familjeve të tëra për në diasporë. Thjeshtë, por e përsërisë atë që e kam thënë disa herë në TV-të e Tiranës dhe Prishtinës, Kumanovës sot, për shkak të politikës defetiste dhe disfatiste të BDI-së dhe Ali Ahmetit, po i ndodh MANASTIRIZIMI. Kumanovën, sikur dikur Manastirin, po e braktisin shqiptarët falë kesaj politike te papotence, pavizion e pandkimin, te BDI-se tani 15 v. me radhe..
Emërimi i Sadulla Durakut për ministër, ishte shkas për të reaguar, sikurse shumica e kumanovarëve qe po shprehin pezmin e revolten sot dy dite me radhe.
Cfarë i parapriu pozitës kaq të vështirë të kumanovarëve, dhe nëse kjo ndodhi rastësisht. Të dhënat tregojnë të kundërtën. Pra e asgjë nuk ndodh rastësisht në Kumanovë. T’i paraqesim vetëm disa fakte, për t’i mbështetur dyshimet dhe pohimet e mia por edhe të shumicës së kumanovarëve.
1. Me bekimi (miratimin) e BDI-së dhe sidomos funksionarëve të Kumanovës e Likovës, u bë ndarje e Komunës së Likovës nga Komuna e Kumanovës. Me c’rast përqindja e shqiptarëve nga rreth 40 për qind, zbriti në 26 për qind. Në këtë mënyrë, njëherë e përgjgithmonë u pamundësua që shqiptarët sot (…dje) të kenë shqiptarin për kryetar Kumanove. Gjatë komunizmit shqiptari ka qenë kryetar Kumanove (spo futemi tash në analizë, kush, si pse).
2. Pikërisht si pasojë e ndarjes së Komunës së Likovës, respektivisht uljes së përqindjes së shqiptarëve, so shqiptarët nuk i gëzojnë në nivel komunal më shumë të drejtat kombëtare, duke filluar nga Flamuri e shumë të tjera.
3.Pikërisht për shkak të uljes së përqindjes, përfshirja e shqiptarëve në amaratin komunal është shumë e ulët. Edhe ata që janë punësuar nga funksionarët e përjëtshëm të BDI-s, Sadulla Daraku, Nazmi Beqiri, Hajrulla Misini, Xhelal Bajrami dhe disa sherifa lokalë të imët, janë kuadro që nuk janë në gjendje të përballën as me problemet më minore në nuvel komune dhe vende pune. Cfarë të shikosh Policinë e Kumanovës??? Sot disa inpektorë të BDI-së dhe policë, më shumë vrapojnë për tju shërbyer dhe kryer punë VMRO-vistëve, se sa një shqiptari të rëndomtë.
4. Me ndarjen e Likovës nga Kumanova, perspektiva për një jetë më të mirë dhe punësime, u zbehë njësoj si në LLikovë ashtu edhe në Kumanovë. Edhe rinia e Likovës për të njëjtat arsye po ik në diasporë. Pra e pakënaqur me politikat e BDI-së gjegjësisht qeverisë BDI-VMRO.
5. Po të njëjtët funksionarë tanimë dhjetra vite me radhë nuk arrijnë të kenë drejtorë dhe përfaqësim adekuat në ndërmarrjet më të fuqishme komunali si në “Vodovod”, “Vodostopanstvo”, “Ekonomija e Pyjeve”… I përmenda këto tre ndërmarrje sepse lënda e parë për funksionimin e këtyre 3 ndërmarrjeve vjen pikërisht nga rajoni i Likovës (Penda e Likovës) dhe Mali Karadak, kurse banorët e Likovës nuk janë të përfaqsëuar në këto ndërmarrje as me 3-4%.
6. Paramendoni nga Pendaat e Likovës me ujë (nën sistem) janë pajisur i gjith qyteti i Kumanovës madje edhe paralagje periferike të Kumanovës, kurse ujë për pije dhe ujitje nga Penda nuk mund të përdore pothuajse asnjë fshat nga Likova? A nuk është turp dhe DISKRIMINIM i klasit të parë, a?
7. Te mos i permendim skandalet dhe skenaret e nejpasnjeshem qe nga viti 2002: Vrasja e Komandant SHqiponjes, Lagjja e Trimave, Ngritja e Flamurit ne qender te Kumanoves, Sopoti, Shperthimi i mjeteve eksploduese ne qender te Kumanoves, Maltretimi i banoreve te Vaksinces dhe shume raste tjera. Pra gjate mandateve tuaja, shqiptaret i jane Kumanves dhe Likoves, vazhdimisht i jane ekspozuar skenareve te armatosura, ku ka patur edhe viktima nder shqptaret. Kumanovaret e Likovasit, me shume pesuan ne viktima ne njerez, gjate pasluftes se sa gjate luftes. Kete duhet ta keni parasysh. I keni bere ju ndonjehere pasojat e pasluftes?
8. E keni politizuar edhe gjykatenm sepse ne krye te gjykates emeroni njerez te korruptuar dhe kriminalizuar… Si rrjedhoje sot, edhe vrasesit e komandant Shqiponjes, po denohen me burg te turpshem dhe qesharak.
(edhe shumë e shumë probleme tjera rëndojnë mbi këta funksionarë politikë shqiptarë. Por njëherë tjetër do të fokusohemi në këtë analizë…)
KONKLUZIONI: Dëmin të cilin ua keni shkaktuar shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës, asnjëherë s’mud të matet me periudhën e para luftës, pra që nga viti 1991.
Janë pikërisht këto probleme që lindën gjatë qeverisjes BDI-VMRO, sidomos gjatë përfaqësimit të interesit të kumanovarëve nga ana e këtyre politikanëve mediokër (injorantë), të cilët Kumanovën dhe Likovën (banorët shqiptarë të këtyre dy vendbanimeve) sot i kanë sjellë në pozitën më nëncmuese dhe ofenduese, përballë maqedonasve. Kjo politikë e juaja, sot rininë e këyre qytetve po e dëbon në mënyrë maive. Ne fakt ju shumë mirë e dini, se dëbimin e rinisë kishit filluar ta bëni gjatë vitit 2007, atëherë kur ministër i Ekonomië ishte Fatmir Besimi. e dini ju shumë mirë. Sot kumanovarët janë me ndikim më të ulët në vendimmarrje komunale, që nga viti 1991. Prandaj, gishtin duhet drejtuar pikërisht nga këta funksionarë që i përmenda, me qëllim që neër dhe pasnesër të njëjtët të mos shfaqen si patriotë, sic e kanë zakon.