Të gjithë po dalin në BESË! (FOTO)

Java që po lëm pas ka qenë e mbushur me aktivitete të njëres prej partive më të fuqishme opozitare në Maqedoni. Lëvizja BESA në vazhdimësi ka qenë në terren duke prezantuar platformën e saj, si dhe duke u konsultuar me qytetarë të shumtë që kanë shfaqur interesimin dhe përkrahjen për BESËN.

Numër i madh i qytetarëve e kanë pritur Lëvizjen BESA në Llabunishtë (Foto)

Hapësira e sallës së sportve ishte e pamjaftueshme për numrin e madh të të interesuarve në Sllatinë. Rrugët e këtij vendi kanë qenë të bllokuara nga makinat e atyre që ia mësyen objektit ku do të mbahej takimi me udhëheqësit e Lëvizjes BESA.

Po ashtu, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, i shoqëruar nga sekretari i kësaj Lëvizje, Afrim Gashi dhe kryesuesi i departamenteve Kastriot Rexhepi, priti në takim në selinë e Lëvizjes BESA edhe një delegacion të lartë të Ambasadës së Gjermanisë të udhëhequr nga Dr. Chrisitne Althauser – Ambasadore e Gjermanisë në Shkup.

14797303_1290554430996197_211182492_n

BESA ishte e pranishme në media edhe me anëtarësimet e shumta të shqiptarëve në radhët e kësaj partie. Madje, kishte të atillë edhe që braktisën pozita të larta në partitë e mëparshme.

Së fundmi, bashkëngjitjen në lëvizjen BESA e konfirmoi edhe Arben Labenishti. Edhe figura të tjera të rëndësishme të skenës politike në Maqedoni kanë paralajmëruar angazhimin në BESË. Portali Sakte.net ka mësuar edhe emrat e disa personave të tjerë me ndikim që së shpejti do të aderojnë në këtë Lëvizje politike e cila brenda një kohe të shkurtër është shnderruar në njërën prej partive me mbështetjen më të gjerë në popullatë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme