Urdhëri i prerë i Bilall Kasamit për anëtarësinë e BESËS

“Ju kisha lutur mos të komentoni me fjalor fyes se do ti fshi komentat,jo pêr diqka tjetër por urdhëri është i rept nga kryetari i Besës Dr. Bilal Kasami që mos të përdorim fjalor të ndyt ndaj vëllezërve shqiptarë,ju faleminderit pêr mirë kuptim”, ky ka qenë mesazhi i anëtarit të Lëvizjes BESA, Zekirija Alimi drejtuar miqve të tij.

Këtë informatë e ka konfirmuar për portalin Sakte.net edhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu i cili ka thënë se një urdhër i tillë është i vërtetë dhe së qëllimi i Lëvizjes BESA është që jo vetëm të ndryshohet realiteti politik në Maqedoni, por edhe mendësia dhe fjalori i ultë përbuzës, fjalori i ndyrë që e promovuan BDI dhe PDSH, të cilat në njërën anë ishin servile dhe të dëgjueshme ndaj politikave anti-shqiptare të Nikolla Gruevskit, ndërsa në anën tjetër nxisnin përçarje dhe ofendime të rënda midis shqiptarëve duke shfrytëzuar militantët partiak. Ky është dallimi, të jesh me BESË, është shprehur Fazliu./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme