Të gjithë po qeshin me ‘super-armët’ e Kim Jong-Un (Foto/Video)

Koreja e Veriut ka zbuluar armë të reja gjatë shfaqjes së paradës së ushtrisë së vendit në kryeqytetin Phenian, ndërsa festohet 105 vjetori i lindjes së themeluesit të kombit, Kim Il-Sung, gjyshi i diktatorit aktual.

 

Por, njerëzit kanë filluar të vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e raketave, duke përfshirë një që duket si e thyer ose e bërë shumë keq në pjesën e hundës së saj të drejtuar nga qielli.

“Koreja e Veriut mendon se është duke bërë shaka me të gjitha ato raketa të rreme në paradë?”, shkruan një përdorues në Twitter.

Një tjetër shkruan se “raketat dukeshin sikur ishin bërë prej letre”.

Megjithatë, raketa balistike (ICBM), për të cilën Peniani pretendon se mund të udhëtojë me mijëra milje, për të cilat Uashingtoni ka shfaqur shqetësim, u parakalua gjatë së dielës në paradën festive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme