Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski, sekretarin ndërkombëtar Stefan Andonovski dhe anëtaren e Komitetit Ekzekutiv dhe zëdhënësen Marija Miteva, takuan ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe sfidat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane.
Mickoski theksoi shqetësimin për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe kërkoi hapjen e negociatave pa kushte.
Mickoski theksoi se VMRO nuk do të pranojë një marrëveshje që është rezultat i negociatave në të cilat nuk merr pjesë partia më e madhe politike VMRO dhe negociatave që janë në dëm të popullit maqedonas dhe identitetit të tij.
Mickoski i kërkoi Bullgarisë që të heqë pa vonesë të drejtën e vetos dhe të fillojë sa më shpejt negociatat për anëtarësim në prizmin e vlerave dhe kritereve evropiane.