Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në polici pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Protesta u zhvillua që prej orëve të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur brenda Kuvendit po mbahej seanca plenare. Situata u tensionua gjatë ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe sprej me piper për të shpërndarë protestuesit.
Mes të shoqëruarve ishte edhe një gazetare, Vjolanda Peca, e cila, sipas informacioneve paraprake, u mbajt për disa orë në polici pasi nuk kishte me vete bexhin identifikues të medias. Ajo është liruar më pas.
The post Të paktën 20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



