Pas lindjes së vogëlushit të saj, Amen, Xhensilën përveçse e pamë të fokusuar te palestra iu fut me “kokë” edhe punës.
Koncertet njëra pas tjetrës nuk e kanë lënë këngëtaren që të “marrë frymë” dhe të kalojë aq kohë sa ajo do të dëshironte me të vegjlit e saj, Ajkën dhe Amenin. Por, si duket së fundmi Xhensila ka vendosur që së bashku me fëmijët e saj të “arratisen” diku.
Këtë fakt e ka zbuluar vetë këngëtarja në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ka postuar një video me Ajkën teksa shihen duke u hedhur në pishinë.
Ajo që kanë vënë re të gjithë fansat në këtë video sigurisht që është trupi i këngëtares. E veshur me bikini, trupi i Xhensilës është më në formë se asnjëherë tjetër.