Të pathënat e Bilall Kasamit

Ditë më parë në një ntervistë për Gazetën Lajm, Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA, kishte folur në përgjithësi për situatën aktuale politike në Maqedoni.

Këtu do të më lejoni të shpjegoj se BESA është lëvizje tipike shqiptare në Maqedoni. Ajo është përfaqësim i asaj që është shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, është lëvizje politike konservatore, që në vete i sintetizon dhe artikulon politikisht interesat shqiptare të Maqedonisë. BESA mësimet e veta i nxjerr nga Rilindja Kombëtare, në veprën e Sami Frashërit, pastaj në organizatën “Xhemijet” të Nexhip e Ferhat Dragës, në organizatën e para-Luftës së Dytë Botërore “BESA”, si dhe në Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare të Azem Moranës Halim Oranës, Hasan Bilallit e Qemal Skenderit. Ky është bagazhi me të cilin hymë në skenë, ndërsa vizioni i BESËS është të prodhojë një shqiptar të barabartë në Maqedoni, një shqiptar të suksesshëm në të gjitha fushat shoqërore, që nga jeta ekonomike, shëndetësore, shkencore, arsimore e kulturore. Për BESËN mbrojtja dhe përfaqësimi i interesit shqiptar, i shqiptarit ordiner të Maqedonisë, është detyrimi më i lartë patriotik. Për neve pajisja me ujë e vendbanimeve shqiptare është po aq patriotike sa edhe zyrtarizmi i gjuhës shqipe me ligj.“, – ka thënë ndër të tjera në këtë intervistë Kasami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme