Të pavendosur për takimin me Thaçin

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) është i vetmi grupacion politik që deri më tani ka njoftuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurse, dy grupacionet e tjera politike, koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, ende nuk kanë vendosur se a do të marrin pjesë apo jo në takimin që pritet të mbahet këtë të hënë, për t’u konsultuar rreth datës së seancës konsitutive.

Përfaqësues të tyre kanë thënë se janë duke diskutuar rreth kësaj çështjeje për të dalë me një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike takimin e thirrur nga ana e presidentit e kanë cilësuar si të panevojshëm dhe tërësisht të kotë, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas tyre, është absurditet të thirret një takim për ta caktuar datën e seancës konstituive, kur të gjithë deputetët, siç thonë ata, janë të interesuar që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, ka thënë se partnerët e këtij koalicioni do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme