Të premten vendimi për Aulonin, protesta para Pallatit të Drejtësisë

Me 16 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë do të marr vendim për të dyshuarit e vrasjes së të miturit, Aulon Zekës.

Derisa të shpallët vendimi, familja e shokët e Aulonit do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë duke filluar nga ora 9:00

Për protestën ka njoftuar një familjare e Zekës.

“Si asnjëherë më parë na duhet përkrahja juaj gjatë asaj dite e cila do të jetë më e gjata ndonjëherë për ne si familje. Për herë të fundit ngrisim zërin për Drejtësi. Auloni meritonte këtë jetë, të cilën nuk e gëzoi që kur ishte i vogël për shkak të problemeve të shumta shëndetësore. Bashkohuni me ne pranë Pallatit të Drejtësisë, ditën e Premte nga ora 9:00. Së bashku kërkojmë #DrejtësiPërAulonin” thuhet në postimin e Rina Zekës, familjare e të ndjerit.

Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur. Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme