Burime policore tregojnë se 3 persona janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri në kryeqytet, në mbrëmje. Ngarja ka ndodhur ngjitur me QSUT.
Burime të Mapo nga Policia e Tiranës thanë se nga dy makina të ndryshme është qëlluar me armë zjarri. Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët e pranishëm dhe kalimtarët.
Mësohet se disa të rinj janë përfshirë në një konflikt, nderkohë që nga të dyja makinat është shkëmbyer zjarr nga dy persona të ndryshëm.
Policia ka ngritur postoblloqe në Tiranë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Në vijim, pritet të mësohen motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./