Të sëmurët në Spitalin Psikiatrik të Vlorës të shtrirë në oborr e në kushte çnjerëzore (Video)

Emisioni “Piranjat” ka sjellë pamje tronditëse nga ajo që ndodh brenda Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Kushte skandaloze përtej të imagjinueshmes dhe ambiente aspak të denja, jo vetëm për të sëmurët por për çdo qenie njerëzore.

Vetë mjekë që punojnë në spital kanë denoncuar gjendjen e frikshme në të cilën ndodhet ky spital dhe trajtimin çnjerëzor të pacientëve.

Pacientët po trajtohen si kafshë. Qëndrojnë 51 persona në një ambient që është për 15 veta. Nuk ka kushtet më minimale për të qëndruar. Është vetëm një dush funksional për 51 persona. Nuk ka shampo, lahen vetëm me sapun. Futen si bagëtitë brenda të gjithë lakuriq.

Të sëmurëve duhet t’u respektohet dinjiteti i tyre njerëzor. Ushqimi është skandaloz nuk u jepet as kafshëve. U përzihet supa, sallata në një pjatë. Nuk ka batanije dhe veshmbathje. Kanë plasur dhe suicidet (vetëvrasjet) nuk merret asnjë masë”, është shprehur një nga mjeket për “Piranjat”.

Pas këtij denoncimi, gazetarja Kamila Xhakaj arriti të futet vetë brenda ambiente Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe pamjet janë shokuese.

Të sëmurët që janë pa kushtet minimale të jetesës. Muret e rënë nga myku, veshmbathjet mungojnë dhe dushet nuk funksionojnë. Të sëmurët duket sikur i përkasin një kohe të lënë pas që nga kampet e përqendrimit të nazistëve.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme