Zebervoki ka reaguar me tone të ashpra gjatë një transmetimi live në Instagram, ku u përball me një sërë komentuesish lidhur me incidentin mes Jozit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania.
Ai theksoi se nuk po nxit urrejtje, por ishte kundër përçarjeve që po ndodhin në rrjete sociale mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të incidentit.
Në përgjigje të një komentuesi, Zebervoki u shpreh: “Unë nuk po nxis urrejtje, por jam kundër përçarjeve që po bëhen. Hajde zhduku!”
Ai vazhdimisht merrte komente si “Hajde në Kosovë”, ndaj të cilave reagoi i irrituar: “Mos më bëni të kap motorin dhe të nisem, se latë nam! Na çat ***!”
Një komentues shkoi më tej, duke e cilësuar incidentin si një “tradhti nga shqiptarët e Shqipërisë”.
Zebervoki u përgjigj me ironi: “Po të bëhet lufta, le t’ju mbrojnë meshkujt si Gjesti!”
I irrituar nga toni i diskutimeve dhe përçarja që po nxitej në komente, Zebervoki theksoi se ky nuk ishte aspak qëllimi i tij kur vendosi të hynte live.
Ai ndërpren transmetimin, pasi mori komente të vazhdueshme që nxisnin urrejtje e përqarje dhe ky nuk ishte qëllimi i Zebërvokit.