Dy persona dhe një zyrtar policor i Kosovës janë gjuajtur me armë zjarri pasditen e së dielës në një lokal në Leposaviq, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Raportohet se dy të dyshuarit, kanë shtënë të parët me armë zjarri në drejtim të një lokali, në të cilën ndodhej një zyrtar policor i Kosovës.
“Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare”, ka njoftuar Policia.
Policia ka thënë se personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.