Të shtëna me armë në drejtim të një lokali në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Një person,për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.


NJOFTIMI I POLICISE

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K., për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme