Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington. Sipas të dhënave të policisë, një persona i paidentifikuar ka qëlluar 20 herë dhe dy plumba kanë kapur dy persona që besohet se ishin ‘shënjestra’ për autorin.

Ngjarja ndodhi jashtë një restoranti në një zonë të Washington DC, rreth 1.5 km nga Shtëpia e Bardhë. Sipas dëshmitarëve, personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.

Personat e qëlluar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin në spital. Autori ende nuk është arrestuar nga policia ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme