Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Shkodër! Qëlloi në drejtim të disa personave, shoqërohen në polici autori i dyshuar, vëllai dhe kushëriri i tij! Ja si shënjestrat u shpëtuan plumbave

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar përgjatë natës që lamë pas në afërsi të bustit të Prekë Calit, Shkodër.


Sipas raportimeve, dyshohet se një person të ketë qëlluar me breshëri plumbash kundrejt disa personave.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje të jetë shtetasi Viktor Marku.

Sakaq, në polici janë shoqëruar autori i dyshuar, vëllai i tij dhe djali i xhaxhait të tij.

Uniformat blu kanë sekuestruar një automjet tip BMË, në të cilën u gjet dhe një gëzhojë arme. Kjo është makina me të cilën ka kryer sulmin Viktor Marku.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, pasi shënjestrat janë larguar me shpejtësi duke u shpëtuar plumbave.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

Policia po vijon hetimet e saj për zbardhjen e plotë të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme