Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë vonë se në fshatin Kobaj janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit.Policia dhe njësitet patrulluese kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’ rast janë përdorë edhe armë.Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme