Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Mësohet plagosja ka ndodhur në rrugën “Princ Vidi”, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.