Të shtëna në Hasanbeg, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në një incident me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në lagjen Hasanbeg në Shkup.

I plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor. Për momentin nuk dihen informacione më të detajuara për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Sipas informacioneve fillestare, të shtëna janë qëlluar në drejtim të një makine në të cilën ndodheshin dy persona.

Më shumë detaje priten së shpejti nga Ministria e Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme