“Të zbatohet vendimi i Gjykatës për Focus Media Group”- Reporterët pa Kufij: Të ndalet shkelja e të drejtës së gazetarëve, policia po pengon punën e tyre

Organizata Reporterët pa Kufij, në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, i ka drejtuar një letër të hapur autoriteteve shqiptare duke kërkuar rikthimin e aksesit të gazetarëve të Focus Media Group në pajisjet e tyre të punës.


Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, RSF shpreh shqetësimin për faktin se, pavarësisht një vendimi gjyqësor, policia shqiptare vazhdon të pengojë punën e gazetarëve, duke mos i lejuar ata të rifillojnë aktivitetin e tyre profesional.

“Në një letër të hapur, RSF dhe partnerët e saj u bëjnë thirrje autoriteteve që t’u rikthejnë gazetarëve të Focus Media Group aksesin në pajisjet e tyre. Pavarësisht një urdhri gjykate, policia vazhdon të pengojë punën e tyre. Kjo shkelje e të drejtave të gazetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në deklaratën e RSF.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme