Teknikët e Malishevës bëjnë ‘sefa’, injorojnë pacientin

Shërbimi nga stafi i teknikëve në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në qytetin e Malishevës kanë injoruar pacientin në gjendjen e rëndë, ndërsa një nga ta shihet duke qëndruar në celular.

Fotografia është siguruar nga një qytetar, në kushte anonimiteti, ku shihen dy punëtor të stafit teknik që punojnë në sportel ku pacientët duhet t’i kryejnë pagesat për shërbimet mjekësore.

Qytetari që siguroi fotografinë dhe ishte prezent në këtë situatë, thoshte se një pacient ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, detyrohet të dal në lokalet përreth për të këmbyer të hollat, derisa dy teknikët qëndrojnë ulur, shkruan Express.

Kujtojmë se probleme të tilla janë raportuar edhe më herët nga pacientët që vizitojnë Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme