Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është mbajtur një takimi mes Menaxhmentit të Telekomit dhe Z-Mobile, duke u vendosur që të shtyhet afati për përbarim të borxhit.
Burimet e Periskopit, brenda ministrisë, mësojnë se takimi ka zgjatur disa orë dhe në fund palët janë pajtuar që të shtyhet afati.
Ky burim tha se shumë shpejt pritet që MZHE të dal me një komunikatë për media.
Borxhi që Telekomi ia ka Z-Mobile-it është 26 milionë euro.
Se takimi është mbajtur e ka konfirmuar zyrtarisht para pak çastesh edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili kërkoi të pritet për një komunikatë për media ku do të sqarohen të gjitha detajet tjera.