Telekomi i Maqedonisë, sistem për monitorim e gjendjes së pacientëve

Telekomi i Maqedonisë krijoi zgjidhje inovative – sistem për monitorim në distancë të gjendjes së pacientëve. Kjo është e vetmja zgjidhje e telemjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Sistemi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale në nivel vendor monitoron parametrat jetikë shëndetësorë, të cilët transmetohen në kohë reale në një stacion qendror monitorimi të ngritur në zyrat e mjekëve. Në këtë mënyrë, pacientët marrin një diagnozë dhe trajtim shumë më të mirë pa lënë shtëpinë e tyre. Kjo është një zgjidhje ideale për pacientët e moshuar që nuk jetojnë në zona urbane dhe nuk kanë qasje të lehtë në objektet shëndetësore, si dhe për personat me aftësi të kufizuara. Zgjidhja është zbatuar në pilotimin e parë në Komunën e Dellçevës, në pesë objekte shëndetësore, me rezultate të jashtëzakonshme.

“Telemedicina është një fushë e re në të cilën përdoret teknologjia e fundit për shërbimet shëndetësore në distancë. Sot, në epokën e lidhshmërisë totale, ne po bëjmë një hap të madh përpara – po përdorim të plotë potencialin e ekspertizës dhe kapacitetet tona teknologjike për nevojat e qytetarëve. Ne jemi krenarë që jemi pionierë në rajon dhe kemi krijuar një zgjidhje që do t’u sigurojë qytetarëve kujdes më të mirë dhe cilësi më të mirë të jetës”, deklaroi Marjan Bogatinovski, Drejtor komercial për përdoruesit afarist në Telekomin e Maqedonisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme