LHS 475 b është një ekzoplanet shkëmbor afërsisht me të njëjtën madhësi si Toka që orbiton shumë afër një ylli të vogël e të zbehtë. Studiuesit thonë se ekzoplaneti LHS 475 b është shkëmbor dhe pothuajse saktësisht i njëjtë me madhësinë e Tokës bazuar, bazuar në provat e reja nga teleskopi hapësinor James Ëebb i NASA-s.
Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë të ri, një planet shkëmbor me madhësinë e Tokës i quajtur LHS 475 b. I vendosur vetëm 41 vite dritë larg, planeti rrotullohet shumë afër një ylli të vogël e të zbehtë, duke përfunduar një orbitë të plotë në vetëm dy ditë.
Zbulimi i paraqitur në takimin e Shoqatës Astronomike Amerikane (AAS) është i dukshëm pasi shumica e ekzoplaneteve të zbuluara janë zakonisht gjigantë dhe për shumicën e teleskopëve është e vështirë të zbulojnë planetë të ngjashëm me Tokën.
Fakti që JEST ishte në gjendje të zbulonte këtë planet tregon se do të jetë në gjendje të identifikojë më shumë planetë të ngjashëm me Tokën në të ardhmen.