Dita e premte, 24 gusht, do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira.
Në orët e mesditës këto vranësira do të pasohet nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore.
Në zonat malore, temperaturat do të vijojnë nga 17 °C deri në 33 °C.
Zonat e ulëta do të vijojnë nga 20 °C deri në 35 °C. Temperaturat më të larta do i shënojnë Shkodra, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të vijojnë nga 22 °C deri në 34 °C.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek., e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.