Dita e diel do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm.
Temperaturat do të vijojnë minimalisht nga 18 gradë Celsius orët e para të mëngjesit, teksa maksimalisht do arrijë deri në 38 gradë Celsius në Elbasan, Fier dhe Berat.
Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryejë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësinë deri në 6 m/s.