Temperaturat deri në 24°C, por pasdite rikthehen vranësirat/ Parashikimi i motit sot

Sipas Meteoalb vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira të lehta. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Vijojnë masat e qëndrueshme ajrore të jenë prezente në territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24_orëshit, ku parashikohet që kthjellimet të jenë më dominuese në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, por nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

MV do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës në të gjithë vendin, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Vranësirat më të theksuara do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta në Vendet Nordike dhe Europën Lindore, ku vranësirat në këto rajone do të gjenerojnë reshje dëbore. Por vranësirat e shpeshta do të jenë pjesërisht prezente dhe në Qendër të kontinentit duke sjellë reshje shiu. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Jugore do të jenë me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në Gadishullin Iberik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme