Temperaturat deri në 38 gradë, stuhi lokale të mundshme në pasdite

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites pritet paraqitje e izoluar e motit të paqëndrueshëm, e shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset mund të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 30 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit afatshkurtër të paqëndrueshëm. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, edhe nesër dhe pasnesër gjatë pasdites pritet paraqitje e izoluar e motit të paqëndrueshëm, me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht mund të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

The post Temperaturat deri në 38 gradë, stuhi lokale të mundshme në pasdite appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme