Deri të mërkurën rajoni i vendit tonë edhe më tutje do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës. Në gjithë territorin do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria të premten e ndryshoi Vendimin për rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, me çka rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, ndër të cilët edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, vazhdon të vlejë deri më 27 korrik.