Temperaturat nesër deri 39°C në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë temperatura të larta të dielën e zgjedhjeve parlamentare.

Sinoptikania Lajda Porja tha për Report Tv se vala e të nxehtit që ka prekur rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë, do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

Sipas saj, temperaturat do arrijnë në zonat e ulta deri në 39 gradë celcius, ku më të prekurat do të jenë zonat përreth Tiranës dhe ultësira perëndimore.

 

“Kjo do të thotë që temperaturat do të shkojnë nga 36 deri në 37 gradë nuk përjashtohen edhe vlerat 38 në qytetet që janë të nxehta.

Temperatura më të larta priten nesër. I gjithë territori do të shënojë temperatura mbi 30 gradë, edhe zonat malore do te jenë në vlerën 30 deri në 31 apo 32, Kukësi mund të shënojë edhe vlerën 34 gradë.

Temperatura më të larta do të kenë zonat qëndrore përfshirë edhe Tiranën edhe zonat jugore. E gjithë ultësira perëndimore do të ketë temperatura nga 36 deri ne 39 gradë.

Duhet të theksoj për publikun që këto janë temperatura të matura në hije, që do të thotë në diell janë plus 6 gradë më të larta“, tha Porja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme