Territori shqiptar do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme por shumë të ftohta. Paashikohet që moti në vendin tonë gjatë gjithë ditës të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke u luhatur nga -4 deri në 12 gradë celcius.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.



