Ten Hag iu drejtohet me disa llafe ambicioze tifozëve të Man Utd

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje përkundër rezultateve negative dhe formës së zbehtë që po e kalon ekipi i tij.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën mbrëmë në shtëpi nga Galatasaray me rezultat 2:3 duke e pësuar kështu humbjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas asaj nga Bayern Munichu.

“Ne qëndrojmë së bashku, ne jemi bashkë në këtë moment. Unë, drejtorët, ekipi, të gjithë do të luftojmë së bashku. Ne e dimë se duhet të bëjmë më mirë dhe jemi duke e menduar këtë. Nuk ka pardon, ne duhet të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, u shpreh trajneri holandez.

Kritikët e futbollit mendojnë se ish-trajneri i Ajaxit duhet të japë dorëheqje, ndërsa të tjerë nuk e shohin përgjegjës holandezin për këto humbje, por problemet në pronësi të gjigantit britanik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme