Tensione politike në Kërçovë pak orë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve lokale.
Kandidati i pavarur për kryetar komune në Kërçovë Fatmir Limani ka nxjerrë dokumente që pretendon se janë dosje origjinale ndaj Adem Karagës, veprimtari i aksioneve të bombave në vitet e 90-ta, ish-luftëtar i UÇK-së dhe aktualisht shef i shtabit zgjedhor të BDI.
Por kundër tij ka dalur sot Karaga me një postim kundër Limanit, duke i quajtur sulme të ulta dhe tendencioze, përcjell INA. Më poshtë dy postimet:
1. Postimi i Fatmir Limanit
U paraqesim deklaratën dëshmi të Adem Karagës, kundër Fatmir Limanit me të cilën i kanë shqiptuar 15 vjet burg !!!
Në deklaratën e tij, Adem Karaga dëshmon kundër Fatmir Limani-t:
” Nuk jam i martuar.
Sa i takon tekstit, tekstit të procedurës hetimore…, është e vërtetë, por dua të sqaroj:
Unë me Fatmirin nuk kam.., në fakt kam patur kontakte, por në fillim jo për këto punë.
Me atë (Fatmirin) kemi biseduar për shumë çështje. Unë nga momenti që ndjeva (në verë) se ai (Fatmiri) ka vendosur Eksploziv në Tetovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë…, atëherë filloi të jetë më i afërt dhe i lirë me mua. Ajo ishte për herë të parë përpara dy muajve kur Ai (Fatmiri) më tha se të gjitha eksplozivet i ka përgatitur vetë dhe me Harunin.., të cilit mbiemër nuk i di. Dhe atëherë Fatmiri më ka treguar se Fatmiri ka sjellur diçka në shtëpinë time, të cilën e ka ditur Rakip Rama (kushëri i imi-Ademit). Ato mjete kanë qenë të vendosura te puntoria e Gjyshit te garazhi përpara shtëpie.
Unë u paraqita në shtëpi dhe nëna më tha:
Fatmiri ka ardhur dhe me Rakipin kanë hyrë te punëtoria. Nëna ime nuk ka folur me ato dhe unë të nesërmen erdha në Kërçovë dhe hyra te punëtoria. E unë mendoja se çfarë mund të ketë kërkuar Fatmiri te unë !!! Kërkova nëpër punëtori dhe nuk gjeta asgjë dhe pas asaj shkova te kushëriri Rakip Rama, i cili punonte diçka në shtëpi.
Unë i thash;
Rakip ndëgjova se keni qenë te unë me Fatmirin dhe keni sjellur diçka dhe ai më tha:
Ty mos të të interesojë asgjë se ato mjete janë të larguara prej te punëtoria.
Ata kur ka qenë nëna ime, i kanë sjellur dhe natën i kanë hjekur mjetet (armët).
Unë nuk e dija çka kanë hjekur dhe ku e kanë larguar materialin (armët).
Më tregoi Rakipi se Fatmiri i ka marrë disa mjete (pushkë) dhe me nënën tënde i kanë dërgur pas shtëpie, pas kasolles atje i kemi fshehur. Dhe kjo është e gjitha dhe për armatimin që ishte te unë.
TNT (Trinitro-trotiliumi) ishte te ne (në shtëpi) aty diku ka Qershori, kur duhej të shkojë babai im (Xhita) në Zvicër. Ishte një kuti e vjollctë të cilën e hapi e mbrenda kishta kapsolla, një orë dhe më tha:
” Kjo le të rrijnë këtu dhe kur të vijë ta kërkojë dikush të ja japish.” Megjithatë unë më vonë kuptova dhe mora vesh se atë e ka sjellë Fatmir Limani dhe kush mund ta kërkonte tjetër. E babai nuk më tregoi se kush do ta kërkojë dhe kush e ka sjellur. Unë nuk e pyeta babain se kush e ka sjellur.
Babai im ka sjellur një Revole gjermane me municion për atë dhe të tjera municione për kalibra të ndryshme.
Revolen e ka sjellur shumë herët, por mua më ka treguar para dy vitesh duke më thënë se do na duhet kur të ndyshojnë kohët. Më ka mësuar edhe si përdoret dhe kam gjuajtur me atë revole me Bekimin Purellku, Agron Mehmedi dhe Fadil..
Kam gjuajtur edhe te fejesa e kushëririt Rakip Rama.
………
Vazhdon….
e ju lexojeni origjinalin në gjuhën maqedone..! (dokumentet në postimin në profilin e Limanit)
2. Postimi i Adem Karagës:
Sulmet e zeza, të errta, të ulta e tendencioze dhe keqinterpretimet e qëllimshme të nxjerra jashtë kontekstit, që publikohen jo për hirë të së vërtetës po si mjet për të fituar pushtet, nuk meritojnë përgjigjje. Por opinionit publik, njerëzve të mi, ua kam për borxh të kenë pasqyrë më të plotë të ngjarjeve, andaj edhe po shkruaj.
Ti, Fatmir, e di shumë mirë në çfarë rrethanash, nën çfarë trysnie, torture të vazhdueshme dhe presioni psiqik; me çfarë brutaliteti policor, me sa kocka të thyera, me sa organe të brendshme të çara dhe fizionomi të ndryshuara deri në mosnjohje të imazhit në pasqyrë, janë dhënë këto dëshmi. Ti e di shumë mirë, se si janë sajuar deklaratat dhe me çfarë dhune na kanë detyruar ti nënshkruajmë.
Po meqë paske qasje në kështu proçesverbalesh të ftoj të publikosh dëshminë tënde dhe dëshmitë e të afërmve të tu. Do të qartësoheshin shumë gjëra. Se kështu, ti e gënjen me vetëdije të plotë popullatën se kinse deklarata ime ka qenë kyçe për shqiptimin e dënimit tënd.
Ti e di shumë mirë, tani duhet edhe opinioni ta di, se mua më kanë kidnapuar dhe burgosur një javë ditë pas (jo para) arrestimit tënd dhe vrasjes së bacës Beqë dhe e di shumë mirë se kam mundur të arratisem por nuk e kam bërë një gjë të tillë.
Sidoqoft, të falemnderit që më ktheve në kohë, kujtova veten, atë djal 22 vjeçar.
Për ty- me zhgënjim të thellë,
Për Opinionin – me respekt,
Adem Karaga