Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë për të ndaluar IMT që të prishin banesën e tyre.
Mësohet se trualli ku është ndërtuar banesa u është kthyer pronarëve, e Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po tenton të prishë ndërtesën.
Gjithashtu ata kanë ndezur edhe disa vatra zjarri pranë banesës.
Sipas banorëve të kësaj ndërtese ata disponojnë dokumentacion të rregullt, e toka është në pronësi të shtetit.