Tensione – SHBA bën gati masat për hakmarrje ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa të reja kundër Rusisë pasi e akuzojnë atë për sulme kibernetike ndaj postës elektronike të Partisë Demokratike amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, zbulimi i të cilave u bë në përpjekje për t[i ndihmuar presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Masat mund të përfshijnë sanksione të reja ekonomike, aktakuza ndaj hakerëve rusë, restriksione ndaj diplomatëve rusë si dhe zbulimin e informacioneve turpëruese për zyrtarët rusë, raporton Reuters, The Washington Post dhe media të tjera amerikane.

Sipas “REL”, zyrtarët thonë se këto masa të reja nuk do të tejkalojnë përmasat e sulmeve sulmet kibernetike ruse, me qëllim që të mos eskalojë konflikti kibernetik.

Rusia rregullisht i ka hedhur poshtë akuzat se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjithashtu ka thënë se ka dyshime në informacionin se Rusia ka ndërhyrë, megjithëse në komunitetin e inteligjencës ekziston konsensusi se Moska në fakt ka ndërhyrë.

Presidenti, Barack Obama i ka thënë Radios Publike amerikane së fundi se “ne duhet dhe do të ndërmarrim masa” kundër Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e pyetur për masat hakmarrëse amerikane ka thënë mbrëmë se Rusia do t’i përgjigjet çfarëdo mase të Shtëpisë së Bardhë, transmeton albeu.com