Tentoi ta shesë djalin pesëmuajsh për 9 mijë funte, që t’i blejë gruas një veturë (Foto)

Një baba i pashpirt në Kinë, është munduar të shes djalin e vet në mënyrë që të sigurojë mjaftueshëm të holla që t’i blejë gruas një veturë.

Ky burrë dëshironte të shkurorëzohej nga gruaja, por ajo ia kishte bërë me dije se duhet t’i blejë një veturë si marrëveshje për shkurorëzim, transmeton Telegrafi.

Babai është filmuar nga kamerat duke mbajtur në duar djalin në temperaturat e ulëta në rrugët e qytetit Linyi në pjesën lindore të Kinës, derisa po priste për blerësin potencial.

Policia ka arrestuar burrin i cili ishte pajtuar ta shesë foshnjën për 9,606 funte, tek një burrë i panjohur të cilin e kishte kontaktuar përmes internetit.

I dyshuari i identifikuar si Zhang, është parë duke pritur në rrugët Jinyi dhe Linyi gjatë mëngjesit të ftohtë të 12 janarit, derisa videoja është postuar nga Iqilu.

Zhang duke nervoz, pasi vazhdimisht shikonte anash për blerësin i cili e kishte lënë në rrugë të presë për më shumë se 10 minuta.

Ndërkaq foshnja filloi të qajë nga të ftohtit, pasi nuk ishte veshur me rroba të trasha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme