Tentoi ta vriste me thikë në market pas një konflikti për motive të dobëta! Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Lushnjë

Një rast i rëndë shënon në Lushnjë, teksa një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar vrasjen e një shtetasi në market.


Në pranga ka rënë G.H., 49 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas njoftimit të policisë, 49 vjeçari u konfliktua me një shtetas 40 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Rasti ka ndodhur në një market të qytetit, teksa konflikti i ndodhur për motive të dobëta, do të përshkallëzohej më tej, pasi 49 vjeçari ka tentuar të vrasë personin tjetër me thikë.

Ndërkohë, 40 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit të kësaj ngjarje, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar kështu një ngjarje të mundshme kriminale.

Thika e cila mbahej nga G.H., është sekuestruar për të shërbyer në cilësinë e provës materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale.

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme