Tentoi të abuzonte s*ksualisht me pastruesen, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 53-vjeçare në Greqi është tentuar të përdhunohet nga një shtetas shqiptar.


Mediat greke bëjnë me dije se gruaja ka shkuar në banesën e shqiptarit për të punuar si pastruese, po ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Ai ka sulmuar 53-vjeçare, i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte.

Gruaja ka arritur t’i shpëtojë autorit dhe pasi është mbyllur në një dhomë të banesës menjëherë ka telefonuar policinë për të denoncuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja po trajtohet në spitalin e Nicës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme