Tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës me 41 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50 vjeçarja

Një 50 vjeçare është proceduar penalisht për shkak se tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 mijë euro të padeklaruara.


Në hetim është shtetasja Zh.D., 50 vjeç, e cila banon në Greqi.

Ajo tentoi të kalonte Pikën Kufitare të Kakavijës me shumën e madhe të parave, të cilat nuk ishin të deklaruara konform ligjit.

Vlera prej 41 mijë euro është sekuestruar nga blutë nën cilësinë e provës materiale.

50 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

PKK Kakavijë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 41 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50-vjeçarja.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme